Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti vizitoi Kazermën e Vjetër në Prizren e cila po restaurohet

14 Mars, 2025

 

Prizren, 14 mars 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vazhduan vizitën në Prizren, ku panë nga afër punimet që po bëhen për restaurimin ë Kazermës së Vjetër.

Kazerma e Vjetër, e ndërtuar në pjesën e parë të shekullit XIX-të, në kuadër të Sarajit të Vjetër nga Mahmud Pash Rrotulli, sot është një aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje. Ajo është në fazën e restaurimit. Punimet pritet të përfundojnë në mes të vitit 2026.

Restaurimi i Kazermës së Vjetër po financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa vlera e kontratës është 525,000 euro. Krahas ruajtjes së vlerave të monumentit, pas restaurimit të plotë, ndërtesa planifikohet të akomodojë institucionin e Arkivit ndërkomunal të Prizrenit, institucion vartës i Arkivit Shtetërorë të Kosovës.

Last modified: 18 Mars, 2025

Comments are closed.