Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi mirëpriti ambasadorin e Austrisë në Kosovë, George Schnetzer

14 Mars, 2025

 

Prishtinë, 14 mars 2025

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti sot Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, George Schnetzer.

Së bashku biseduan për thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Austrisë e fuqizimin e bashkëpunimit të dyanshëm.

Tutje, mes temave të diskutuara përgjatë takimit ishte dhe konstituimi i qeverisë pas zgjedhjeve dhe hapat drejt formimit të institucioneve në legjislaturën e 9-të.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin dhe shtetin e Austrisë për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

Last modified: 14 Mars, 2025

Comments are closed.