Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Kelmendi

9 Mars, 2025

 

Prishtinë, 9 mars 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitoi sot për ngushëllime familjen Kelmendi në Prishtinë, që humbën më të dashurin e tyre, Hazir Kelmendin.

Në Librin e Kujtimeve, kryeministri Kurti shkroi se dashamirësia e të ndjerit Hazir Kelmendit është e paharrueshme, kontributi i tij profesional e shoqëror i pashlyeshëm dhe do të na mungojë urtësia e tij e përzemërt.

Shënimi i plotë i kryeministrit Kurti në Librin e Kujtimeve:

Dashamirësia e Bacës Hazir është e paharrueshme, e kontributi i tij profesional e shoqëror i pashlyeshëm. Mbështetës i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe i shtetit të pavarur, demokratik e progresist të Kosovës në çdo fazë e pa kursim. Do të na mungojë urtësia e tij e përzemërt. Jemi krenarë që e patëm dhe e njohëm.

Me pikëllim dhe nderim,
Albin Kurti
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Last modified: 9 Mars, 2025

Comments are closed.