Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi në Kolegjin e Evropës në Natolin, merr pjesë në ngjarjen “Kosova bën hapa drejt integrimit evropian”

17 Shkurt, 2025

Natolin, Varshavë, 17 shkurt 2025

Dita e parë e vizitës zyrtare të zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës Besnik Bislimi në Poloni, vijoi drejt Kolegjit të Evropës në Natolin, në ngjarjen “Kosova bën hapa drejt integrimit evropian”, ku ai ishte i ftuari dhe folësi kryesor. Bashkëbisedimi me studentët u moderua nga ambasadori Thomas Mayr-Harting.

Zëvendëskryeministri i njohu studentët me rrugëtimin shtetndërtues të Republikës së Kosovës gjersa sot festojmë dhe 17- vjetorin e pavarësisë së shtetit tonë, duke vazhduar më tej edhe me progresin demokratik dhe rritjen ekonomike të vendit në katër vitet e fundit. Theksoi uljen e papunësisë, rritjen e qëndrueshme ekonomike, politikat shpërndarëse, fuqizimin e grave dhe incentivimin e të rinjve, rritjen e pagës minimale, liberalizimin e vizave dhe avancimin në rrugëtimin e integrimit evropian ndër të tjera.

Tema të diskutimit ishin dhe situata në rajon dhe bashkëpunimi rajonal. Zëvendëskryeministri Bislimi u mirëprit paraprakisht edhe nga ish-ministrja për Bashkimin Evropian e Polonisë, zëvendës rektorja Ewa Osniecka-Tamecka, gjersa shënoi edhe mbishkrimin e mëposhtëm në librin e shënimeve të kolegjit:

Është kënaqësi dhe nder i veçantë të jem në Kolegjin e Evropës në Natolin, një institucion i dijes që inspiron dhe mbledh mendje të ndritura dhe studentë të shkëlqyeshëm nga shumë shtete dhe kultura. Një mundësi unike për të prezantuar rritjen dhe zhvillimin e Kosovës, në ditën e ditëlindjes sonë të 17-të.

 

Last modified: 17 Shkurt, 2025

Comments are closed.