Varshavë, 17 shkurt 2025
Qëndrimi i zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës Besnik Bislimi në Varshavë, nisi me një takim bilateral me zëvendësministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Megi Fino, gjersa bashkarisht u shënua dhe 17- vjetori i pavarësisë së shtetit tonë.
Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi zëvendësministren Megi Fino për urimet e saj të përzemërta në këtë ditë të veçantë. Më tej, u bisedua për fuqizimin e bashkëpunimit e mbështetjes së ndërsjellë mes dy shteteve tona. U veçua rrugëtimi drejt integrimit evropian, si një proces i rëndësishëm për shtetet tona dhe për rajonin.
Në këtë takim, zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej dhe nga Shefi i Misionit të Kosovës në Poloni, ambasadori Drilon Gashi.
Last modified: 17 Shkurt, 2025