Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti u takua me Ministrin e Investimeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih

23 Janar, 2025

 

Davos, 23 janar 2025

Forumi Ekonomik Botëror vijon punimet e saj, gjersa në margjina të ngjarjes Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Ministrin e Investimeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih.

Në bashkëbisedimin mes tyre, kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Al-Falih për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Arabisë Saudite për Kosovën.

Teksa e njoftoi ministrin me zhvillimin e progresin që ka njohur vendi ynë, kryeministri e ftoi atë të zgjerojmë e thellojmë bashkëpunimin e dyanshëm e rrisim mundësitë për investim në fusha si transporti, mjedisi, energjia dhe turizmi.

Last modified: 23 Janar, 2025

Comments are closed.