Prizren, 26 dhjetor 2024
Pas vizitës së repartit të rinovuar të Hemodializës në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, në oborrin e spitalit, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe menaxhmentin e spitalit, panë nga afër investimet në efiçiencë të energjisë elektrike, që janë bërë në disa prej objekteve të këtij spitali.
Investimet në efiçiencë të energjisë elektrike përfshijnë rinovimin e ngrohjes qendrore, dhe termoizolimet e mureve, dyerve, dritareve dhe kulmeve, si dhe ndriçimin e objekteve, me qëllim sigurimin e mjedisit më të përshtatshëm të punës dhe kursimin e energjisë elektrike.
Vetëm në Komunën e Prizrenit investimet e këtij lloji arrijnë vlerën e mbi 1.3 milionë euro në shtatë objekte publike, që përfshijnë shkolla, fakultete, objekteve spitalore dhe të administratës. Kurse në Rajonin e Prizrenit në përgjithësi, vlera totale kap shumën prej afër 2 milionë euro të investimeve dhe përfshijnë gjithsej 20 ndërtesa publike.
Kryeministri Kurti falënderoi drejtuesit, punonjësit shëndetësorë dhe stafin e Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit për punën e vazhdueshme, bashkëpunimin e mirë dhe mikpritjen e ngrohtë.
Last modified: 26 Dhjetor, 2024