Prishtinë, 10 dhjetor 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Zëvendëskryetaren e organizatës “International Socialist Women” dhe njëherazi të Forumit Social demokrat Arab, Hella Ben Youssef.
Znj. Youssef ka shërbyer si zëvendësministre për Çështjet e Grave, Familjeve, Fëmijëve dhe të Moshuarve në vitet 2019-2021.
Kyeministri Kurti e përgëzoi për angazhimin dhe vendosmërinë në demokratizimin e vendit të saj.
Gjatë bisedës shkëmbyen edhe përvojat e ndërsjellta për rolin e diasporave në zhvillimin e vendeve origjinë.
Hella Ben Youssef po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar “Ulpiana” që këtë vit po zhvillon edicionin e dytë të tij, nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Last modified: 10 Dhjetor, 2024