Prishtinë, 9 dhjetor 2024
Ai shprehu mirënjohje për bashkëpunimin afërt dhe angazhimin e saj, veçanërisht në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në rrafshin tregtar dhe ekonomik.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim lamtumirës ambasadoren e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.
Ai shprehu mirënjohje për bashkëpunimin afërt dhe angazhimin e saj, veçanërisht në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në rrafshin tregtar dhe ekonomik.
Në këtë kontekst, kryeministri Kurti dhe ambasadorja Jusufi diskutuan për progresin e arritur në fusha të ndryshme të bashkëpunimit bilateral gjatë mandatit të saj diplomatik.
Kryeministri Kurti i uroi ambasadores Jusufi suksese në angazhimet e saj të ardhshme.
Last modified: 9 Dhjetor, 2024