Washington DC, 7 dhjetor 2024
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Departamentin Amerikan të Shtetit, Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u mirëprit nga Drejtorja për Çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore, Colleen Hyland.
Përgjatë takimit u bisedua rreth zhvillimit dhe rritjes ekonomike të Kosovës si dhe sigurinë energjetike dhe investimet në këtë fushë.
Temë e trajtuar ishte edhe sulmi kinetik i javës së kaluar në kanalin e Ibër Lepencit, si vazhdimësi e përpjekjeve, planifikimeve dhe organizimeve me synim destabilizimin e Republikës së Kosovës.
Zëvendëskryeministri Bislimi i falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dënimin e sulmit dhe mbështetjen ndaj vendit tonë në zbardhjen e plotë të tij.
Më tej, ai foli dhe rreth iniciativave e politikave të ndërmarra nga qeveria për të mbështetur komunitetin serb në Kosovë dhe lehtësimin e integrimit të tyre. Në takim u diskutua dhe rreth zhvillimeve në lidhje me procesin e dialogut.
Last modified: 7 Dhjetor, 2024