Washington DC, 6 dhjetor 2024
Takimi i radhës i Zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi në vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u zhvillua me kongresmenin Ritchie Torres.
Në fokus të diskutimit ishte perspektiva euro-atlantike e Kosovës dhe rrugëtimi në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Zëvendëskryeministri theksoi veçanërisht rëndësinë për mbështetje drejt anëtarësimit në NATO, si një proces me rëndësi gjeostrategjike për vendin por edhe për rajonin.
Trajtoi dhe progresin demokratik e rritjen ekonomike që ka njohur Kosova në katër vitet e fundit si tregues të zhvillimit të vendit tonë.
Më tej, ai e informoi kongresmenin Torres edhe mbi sulmin e fundit terrorist të një jave më parë në Varagë të Zubin Potokut, në kanalin e Ibër-Lepencit, që kishte për synim ndërprerjen dhe vështirësimin e shërbimeve esenciale.
Last modified: 6 Dhjetor, 2024