Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi Drejtoren Rezidente të Programit për Kosovë nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), Marta Onorato

19 Nëntor, 2024

Prishtinë, 19 nëntor 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim Drejtoren Rezidente të Programit për Kosovë nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), Marta Onorato.

Kryeministri Kurti e vlerësoi partneritetin si dhe rolin e kontributin e institutit. U theksua angazhimi i dyanshëm në fuqizimin e bashkëpunimit si dhe përkushtimit ndaj reformave që kanë për qëllim gjithëpërfshirjen. 

Në fokus të bisedës ishin programet e projektet që në qendër kanë veçanërisht të rinjtë dhe gratë si dhe ato në zhvillimin e politikave publike. 

Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Onorato për takimin e frytshëm, bisedën produktive dhe bashkëpunimin efikas mes qeverisë dhe Institutit Republikan Ndërkombëtar, IRI.

Last modified: 19 Nëntor, 2024

Comments are closed.