Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi mirëpriti Zëvendës shefen e misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati

14 Nëntor, 2024

 

Prishtinë, 14 nëntor 2024
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim Zëvendës shefen e misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati.
Zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen për partneritetin dhe aleancën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përgjatë bashkëbisedimit, ai trajtoi angazhimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe avancimin përpara në këtë rrugëtim.
Më tej, u diskutua dhe rreth situatës së sigurisë, procesin e dialogut, bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit, në kuadër të të cilave zëvendëskryeministri Bislimi nënvizoi konstruktivitetin e Republikës së Kosovës në secilin proces.

Last modified: 14 Nëntor, 2024

Comments are closed.