Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti u takua me përfaqësues të kompanisë Flux Mobility

31 Tetor, 2024

Cyrih, 31 tetor 2024

Në Cyrih, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjithashtu vizitoi hapësirat e kompanisë zvicerane Flux Mobility, ku u mirëprit nga drejtues dhe përfaqësues të kësaj kompanie.

E themeluar në vitin 2021, ajo këtë vit ka shënuar rreth 15 milionë euro të ardhura. Kjo kompani zhvillon dhe elektrifikon automjetet e lehta komerciale. Flux Mobility ka një bashkëpunim zhvillimor edhe me kompaninë MAN Trucks.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri Kurti u njoftua nga afër me punën dhe punëtorinë e kësaj fabrike. Ai ndau me përfaqësuesit e saj mundësitë dhe përparësitë që ofron vendi ynë për të bërë biznes dhe për të tërhequr investime si dhe shprehu interesimin dhe theksoi potencialin që në të ardhmen në Kosovë të prodhohen pjesë të gatshme për industrinë e automobilave.

Last modified: 31 Tetor, 2024

Comments are closed.