Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Koshi

25 Tetor, 2024

 

Prishtinë, 25 tetor 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitoi për ngushëllime sot familjen Koshi në Prishtinë. Ai u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre, Prof. Dr. Neshet Koshi.

Prof. Dr. Koshi, profesor universitar në Universitetin e Prishtinës, ishte një figurë e shquar dhe e respektuar në fushën e edukimit dhe sportit, me kontribut dhe trashëgimi të çmuar profesionale dhe akademike.

 

Last modified: 25 Tetor, 2024

Comments are closed.