Prishtinë, 23 tetor 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, mirëpriti Vladimír Dlouhý, President i Eurochambres, shoqatë e odave ekonomike evropiane. Z. Dlouhý është ekonomist i njohur nga Çekia, me përvojë të gjerë edhe në politikë, si ish ministër i ekonomisë së Republikës Çeke.
Në këtë takim u diskutua rëndësia e krijimit të kushteve sa më të favorshme të të bërit biznes, ofertën e vendit tonë për bizneset e huaja, dhe përshpejtimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës përmes investimeve të përbashkëta dhe inovacionit.
Eurochambres, e themeluar në vitin 1958, përfaqëson mbi 20 milionë biznese nëpërmjet 1700 odave ekonomike anëtare në të gjithë Evropën. Në mesin e tyre anëtare është edhe Oda Ekonomike e Kosovës.
Në takim morën pjesë gjithashtu Ben Butters, Sekretar i Eurochambres, Lulzim Rafuna, President i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Besim Mustafa, Drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Odën Ekonomike të Kosovës.
Last modified: 23 Tetor, 2024