Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim Ndihmës-Sekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njëkohësisht Drejtoresha Rajonale e UNDP-së për Evropën, Ivana Živković

14 Tetor, 2024

 

Prishtinë, 14 tetor 2024

Sot, Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Ndihmës-Sekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njëkohësisht Drejtoresha Rajonale e UNDP-së për Evropën, Ivana Živković.

Bashkë diskutuan rreth bashkëpunimit të qeverisë me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ku u përmendën iniciativa konkrete për të përmirësuar sektorë kyç dhe për të forcuar kapacitetet institucionale.
Procesi i integrimit evropian të Kosovës ishte poashtu temë fokus e takimit, ku zëvendëskryeministri theksoi punën e qeverisë rreth Planit të Rritjes i cili edhe u miratua në mbledhjen e 223-të të qeverisë të javës së kaluar, dhe avancimi e zhvillimi ekonomik që ka njohur vendi në tri vite e gjysëm të mandatit tonë qeveritar.

Zëvendëskryeministri vuri në pah edhe rëndësinë e reformave kyçe për përparimin e mëtejshëm drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Në këtë takim, znj. Živković shoqërohej dhe nga shefi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros dhe zëvendësi i tij, Dudley Tarlton.

Last modified: 14 Tetor, 2024

Comments are closed.