Prishtinë, 11 tetor 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti shefin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, Nuno Queiros, i cili shoqërohej edhe nga zëvendësi i tij, Dudley Tarlton.
Gjatë takimit, kryeministri Kurti theksoi bashkëpunimin e frytshëm me agjencitë e UNDP-së në fusha të rëndësishme për zhvillimin e vendit, drejtësinë dhe progresin e qëndrueshëm dhe afatgjatë. U veçua bashkëpunimi në luftën kundër korrupsionit, në drejtësinë tranzicionale, të drejtat e komuniteteve jo shumicë, si dhe trashëgimisë kulturore.
Qeveria e Republikës së Kosovës, duke u kujdesur për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e vendimeve të saj, ka bazuar edhe bashkëpunimin me agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në ligjet në fuqi.
Kryeministri theksoi edhe rëndësinë e punës në strategjinë kundër korrupsionit, për më shumë llogaridhënie institucionale, transparencë dhe drejtësi.
Last modified: 11 Tetor, 2024