Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it

11 Tetor, 2024

 

Prishtinë, 11 tetor 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

Kjo ceremoni e ndërrimit të komandës u mbajt në shtabin e KFOR-it në Prishtinë ku komandanti i deritanishëm i KFOR-it, Gjeneral Majori Özkan Ulutas bëri kalimin e detyrës zyrtare te Gjeneral Majori Enrico Barduani.

Këtë javë kryeministri Kurti e kishte mirëpritur komandantin e KFOR-it Ulutas edhe në një takim lamtumirës. Gjeneral Majori Enrico Barduani është oficeri i 14-të italian që merr komandën dhe do të jetë komandanti i 29-të i KFOR-it.

 

Last modified: 11 Tetor, 2024

Comments are closed.