Prishtinë, 9 tetor 2024
Në vazhdën e takimeve dhe agjendës së sotme, kryeministri Kurti mirëpriti edhe aktivistë e qytetarë nga Sanxhaku. Ndër ta, prezente ishte edhe Amina Nuraj, aktiviste e çështjes kombëtare shqiptare në Sanxhak.
Kryeministri Kurti u shprehu mirëseardhjen dhe kënaqësinë që t’i mirëpresë në qeveri. Ai u njoh së afërmi me jetën dhe aktivitetin e secilit pjesëmarrës e vështirësitë që vihen para tyre nga mungesa e demokracisë në Serbi dhe regjimit atje.
Znj. Nuraj foli për pozitën e shqiptarëve në Serbi e veçanërisht në Sanxhak, duke trajtuar sfidat, kërcënimet e shtypjen e përditshme të aparatit shtetëror serb ndaj tyre e që shkel të drejtat e shqiptarëve atje.
Kryeministri Kurti shprehu mbështetjen e tij të plotë e të parezervë për shqiptarët e Sanxhakut, kauzat dhe përpjekjet e tyre në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive të tyre.
Last modified: 9 Tetor, 2024