Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe këshilltarja ligjore, Tea Blakaj, ka takuar sot përfaqësues nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë – YIHR, për të diskutuar rreth raportit të shoqërisë civile për të drejtat e njeriut 2023.
Kryeministri tha se qeveria jonë beson fuqishëm në demokraci e të drejtat e njeriut, si bazë për universalitet dhe barazi.
Në këtë bashkëbisedim, u vlerësua progresi i paraqitur si dhe u shprehën disa prej pikëpamjeve rreth pikave të caktuara të raportit.
Në fund të takimit, kryeministri theksoi se si Qeveri do të kemi prioritet promovimin, respektimin dhe garantimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtat e pakicave në vendimet dhe punën e tonë për çdo ditë e në çdo vendim, sepse ne jemi të përkushtuar që të drejtat e njeriut të avancojnë në shtetin tonë dhe respektimi i tyre të bëhet plotësisht.
Last modified: 9 Tetor, 2024