Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutas

8 Tetor, 2024

 

Prishtinë, 8 tetor 2024

Takimi i pestë zyrtar për këtë vit mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Komandantit të KFOR-it, Özkan Ulutas, kësaj radhe ishte ai i lamtumirës, kur po i vjen fundi mandatit të Gjeneral Majorit.

Duke e falënderuar komandantin e KFOR-it Ulutas për kontributin e shërbimin e tij në fushën e sigurisë, kryeministri Kurti shprehu vlerësimin e lartë për bashkëpunimin e ngushtë, komunikimin, koordinimin dhe bisedat përherë të sinqerta e në frymën e sinergjisë për ruajtjen e paqes e sigurisë.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet institucioneve tona të sigurisë e veçanërisht Policisë së Kosovës me Misionin e NATO-s në Kosovë KFOR-in. Kryeministri nënvizoi edhe rëndësinë e sundimit të ligjit dhe ofrimit të një ambienti të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim.

Kryeministri Kurti shoqërohej në këtë takim nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Last modified: 9 Tetor, 2024

Comments are closed.