Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien dhe emisarin e Bashkimit Evropian, Lajçak

27 Shtator, 2024

Gjatë paradites me orë lokale të New York-ut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, mirëpriti në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës sonë në New York, për një mëngjes pune Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien i shoqëruar nga Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, të cilëve iu bashkua edhe emisari i Bashkimit Evropian për Dialog, Miroslav Lajçak.

Diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në vend, krahas atyre në lidhje me procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëpunimit rajonal në prag të samitit të radhës të Procesit të Berlinit, që do të shënojë gjithashtu 10-vjetorin jubilar të këtij procesi të rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri ndër të tjera theksoi së Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar maksimalisht edhe në vazhdimësi në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e saj pa dallim dhe për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë në të cilin respektohen të drejtat e qytetarëve dhe ligjit i Republikës.

Kryeministri Kurti gjithashtu nënvizoi përkushtimin e tij për bashkëpunim rajonal mbi parimet e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së barabartë në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ritheksoi përkushtimin dhe angazhimin konstruktiv në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksin e saj, që duhet të zbatohet e plotë.

Last modified: 27 Shtator, 2024

Comments are closed.