Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti u takua me Kryeministren e Samoas, Fiamē Naomi Mata’afa

26 Shtator, 2024

 

New York, 26 shtator 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua në New York me Kryeministren e Samoas, Fiamē Naomi Mata’afa.

Në këtë takim, në fokus të bisedës ishte fuqizimi i marrëdhënieve dhe ngritja e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të përbashkët.

Kryeministri theksoi rëndësinë e hulumtimit dhe zgjerimit të hapësirave të bashkëpunimit, si në fushën e arsimit për më shumë ndërlidhje mes popujve tanë, e po ashtu dhe në aspektin ekonomik e tregtar, për më shumë shkëmbime mes dy vendeve tona.

Ai e njohu kryeministren e shtetit të Samoas edhe me progresin që ka njohur Kosova. Kryeministri shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar edhe në tranzicionin drejt energjisë së gjelbër e të ripërtërishme, për të kontribuar edhe në përballjen globale me ndryshimet klimatike.

Duke e falënderuar për bisedën e takimin e zhvilluar, kryeministri shprehu mirënjohjen për shtetin e Samoas në kuadër të raporteve tona bilaterale, e ku edhe e ftoi kryeministren që ta vizitojë shtetin tonë.

Last modified: 26 Shtator, 2024

Comments are closed.