New York, 26 shtator 2024
Takimet e sotme në New York, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i vijoi me Kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot Zamora.
Andorra e ka mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe aplikimin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Për këto dhe përkrahjen e vazhdueshme në procese integruese në organizata ndërkombëtare, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e shtetit dhe popullit të Kosovës, duke e vlerësuar si të rëndësishme vazhdimin e përkrahjes nga Andorra.
Në qendër të diskutimeve të këtij takimi bilateral në nivel kryeministrash, ishte potenciali i bashkëpunimit më të madh ekonomik dhe tregtar, sidomos në fushën e inovacionit ku vendi ynë ka shënuar një përparim të madh.
Fusha e edukimit, në veçanti arsimimi profesional, dhe ajo e turizmit u diskutuan gjithashtu si fusha për mundësi të reja të bashkëpunimit.
Last modified: 27 Shtator, 2024