Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti, mirëpriti në takim lamtumirës shefin e OSBE-së në Kosovë, Davenport

17 Shtator, 2024

 

Prishtinë, 17 shtator 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim lamtumirës shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Të dy vlerësuan bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij të thellë për rolin e ambasadorit Davenport dhe mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së në rritjen e kapaciteteve institucionale, në demokratizim e tyre dhe në respektimin e të drejtave të njeriut.

Kryeministri veçoi asistencën e OSBE-së gjatë mandatit të ambasadorit Davenport në çështje që ndërlidhen me fuqizimin e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë, dhe kontributin përmes komenteve në hartimin e ligjeve.

Me urime të ndërsjella për suksese në punën dhe angazhimet e njëri-tjetrit, të dy u shprehën të bindur që bashkëpunimi i afërt ndërmjet institucioneve të Qeverisë dhe OSBE-së do të vazhdojë.

Last modified: 17 Shtator, 2024

Comments are closed.