Prishtinë, 11 shtator 2024
Në bisedë u diskutua rreth zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si vazhdimësi e punës që është realizuar në tri vitet e fundit.
Kryeministri Kurti veçoi edhe disa nga projektet e përbashkëta, në mesin e tyre inaugurimi këtë vit i ALPEX për bashkimin e tregjeve energjetike Kosovë-Shqipëri apo edhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës që bashkon edhe qytetet historike të Gjakovës dhe Shkodrës, si dhe mundësitë që paraqiten për të tashmen e të ardhmen.
Ai theksoi se si dy Republika parlamentare, bashkëpunimi edhe mes dy Kuvendeve tona ka arritur maja më të larta e një nivel të ri.
Vizita e Kryetares Spiropali është dëshmi e angazhimit të përbashkët për thellimin e marrëdhënieve dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet dy republikave, teksa angazhohemi për mundësi të reja ndërveprimi për zhvillim të përbashkët dhe sjelljen e qytetarëve në të dy anët e kufirit më pranë njëri-tjetrit.
Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Spiropali për bisedën e zhvilluar si dhe i uroi qëndrim të frytshëm në Kosovë.
Last modified: 12 Shtator, 2024