Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti vizitoi institucionet parashkollore “Yllkat” dhe “Zogjtë” në Prishtinë

27 Gusht, 2024

 

Prishtinë, 27 gusht 2024

Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizituan dy kopshte për fëmijë në Prishtinë.

Qëllimi i vizitave ishte shënimi i fillimit të zbatimit të shtesave të ridizajnuara për fëmijë. Shtesat sipas skemës së re u ekzekutuan dje për herë të parë për mbi 417,000 fëmijë në mbarë vendin. Me anë të kësaj skeme mundësohet që secili fëmijë në Kosovë, pa dallim moshe të përfitojë së paku 20 euro në muaj, ndërsa për familjet që kanë tre apo më shumë fëmijë, ata përfitojnë nga 30 euro në muaj për secilin nga fëmijët.

Vizitat u realizuan në çerdhet “Yllkat” dhe “Zogjtë” në Prishtinë, ku Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati u pritën nga Drejtoresha e kopshtit “Yllkat” Znj. Rifadije Sopi si dhe Drejtoresha e kopshtit “Zogjtë” Znj. Arta Shushka.

Vlen të theksohet që në këto dy kopshte qëndrojnë më shumë se 350 fëmijë të grupmoshave 9 muaj deri në 6 vjeç, të cilët njëkohësisht janë edhe përfitues nga skema e re e shtesave për fëmijë.

Last modified: 28 Gusht, 2024

Comments are closed.