Çikago, 21 gusht 2024
Pas takimit me senatorin Chris Murphy, në ditën e dytë të Konventës Kombëtare Demokratike, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua edhe me senatorin amerikan Peter Welch.
Ata biseduan mbi thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zgjerimin drejt fushave të reja të bashkëpunimit, për ndërveprim sa më të ngushtë dhe produktiv, por edhe për zgjedhjet historike presidenciale në ShBA, të cilat do të mbahen më 5 nëntor dhe gjallërinë e vlerat e rrënjosura të demokracisë së fuqishme amerikane.
Kryeministri Kurti e njohu senatorin Welch dhe me zhvillimet në vend dhe progresin demokratik dhe ekonomik që shteti ynë ka arritur në tri vitet e fundit.
Senatori Welch kishte vizituar vendin tonë menjëherë pas sulmit terrorist të Serbisë ndaj Republikës së Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Kryeministri theksoi rëndësinë e përballjes me drejtësinë të përgjegjësve të këtij sulmi dhe dorëzimit të Millan Radojçiq drejt autoriteteve të Kosovës nga ana e Serbisë.
Duke shprehur mirënjohjen për kontributin e senatorit dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, Kryeministri Kurti e falënderoi për shkëmbimin e sinqertë dhe bisedën e zhvilluar.
Last modified: 21 Gusht, 2024