Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity

20 Maj, 2025

Prishtinë, 20 maj 2025

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti gjatë ditës së sotme Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity.

Përgjatë takimit, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi përkushtimin dhe angazhimin e palëkundur të Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe rrugën drejt aderimit në familjen evropiane.

Ai theksoi dhe nevojën e menjëhershme për heqjen e masave ndaj Kosovës, të cilat u vendosën padrejtësisht dhe vijojnë të mbeten në fuqi padrejtësisht, pavarësisht rekomandimit nga ish-përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, rekomandim i cili është dhënë pothuajse një vit më parë tashmë.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi z. Plecity për takimin dhe bisedën gjersa i uroi qëndrim të mbarë e të frytshëm në Kosovë.

Last modified: 20 Maj, 2025

Comments are closed.