Zyra e Kryeministrit

 Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e Bajram Idrizaj

8 Maj, 2025

Prizren, 8 maj 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen Idrizaj, me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit, mësuesit Bajram Idrizaj.

Mësuesi Bajram Idrizaj, ishte i njohur për kontributin e tij në fushën e arsimit, angazhimin dhe përkushtimin e tij në edukimin e gjeneratave të shumta të nxënësve, e këtë ai e dëshmoi edhe gjatë kohës së pushtimit serb, gjatë së cilës Bajram Idrizaj, veprimtarinë e tij e zhvilloi në kushte të vështira, sidomos gjatë viteve të ’90-ta, ku punoi si mësues në disa nga fshatrat e Prizrenit.

Kryeministri në këtë vizitë e çmoi lart kontributin e Bajram Idrizajt dhe angazhimin e përkushtimin e madh në edukimin e brezave, gjersa ai do të nderohet e përkujtohet gjithmonë jo vetëm si veteran në fushën e arsimit, por do të mbetet i gjallë në kujtimet e familjarëve, nxënësve, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin nga afër.

Last modified: 8 Maj, 2025

Comments are closed.