Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti bëri homazhe në Hallaq të Vogël dhe Rufc të Ri

19 Prill, 2025

Hallaq i Vogël dhe Rufc i Ri, Lipjan, 19 prill 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë paraditës bëri homazhe në Hallaq të Vogël dhe në Rufc të ri, në përkujtim dhe nderim të martirëve të këtyre dy fshatrave të Komunës së Lipjanit.

Me 19 prill 1999, forcat e armatosura serbe pushkatuan dhe ekzekutuan 20 shqiptarë civilë në Hallaq të Vogël, të cilët u masakruan dhe u dogjën nëpër shtëpitë e tyre. Të gjithë pastaj ishin varrosur në një varrezë masive.

Kryeministri Kurti bashkë me deputetë të zgjedhur të Kuvendit vendosën lule të freskëta te lapidarët e ngritur për viktimat dhe varrezat e tyre, si dhe vizitoi vendin ku kishte ndodhur ky krim barbarë 26 vjet më parë.

Last modified: 20 Prill, 2025

Comments are closed.