Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti bëri homazhe në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës

18 Prill, 2025

Prishtinë, 18 prill 2025

Në shënim të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me anëtarë të kabinetit, deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës, asamblistë të Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe aktivistë, bëri homazhe fillimisht te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Velani, për të vijuar pastaj te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, ku vendosi kurore me lule të freskëta.

Në këtë ditë i kujtomë e i përkujtojmë dëshmorët e kombit, të kryeqytetit, të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e popullit dhe për çlirimin e vendit. Përkujtojmë 27 dëshmorët dhe 16 martirët të vrarë në fshatin Marec, dhe 115 civilët e vrarë në Makoc, në masakrën më të madhe në komunën e Prishtinës.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit! Lavdi heroit të popullit Zahir Pajaziti!

Pas homazheve, kryeministri Kurti dhe anëtarë tjerë të kabinetit dhuruan gjak, në kuadër të aksionit për dhurim të gjakut në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Last modified: 18 Prill, 2025

Comments are closed.