Poklek, Drenas, 17 prill 2025
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bëri sot homazhe në Poklek në 26-vjetorin e masakrës së Poklekut.
Më 17 prill 1999, forcat e armatosura të Serbisë i vranë 53 civilë shqiptarë. 25 prej të vrarëve ishin nën moshën 18 vjeçare. Prej tyre 18 ishin më të vegjël se 12 vjeç. Në mesin e tyre pesë foshnje, prej gjashtë muaj e deri në dy vjeç. Pasi i vranë, forcat serbe u kthyen dhe i dogjën kufomat dy herë.
Pas homazheve, kryeministri në detyrë Kurti, i shoqëruar nga deputetë të zgjedhur të Kuvendit, vizituan Shtëpinë Muze të Familjes Muqolli, e realizuar me mbështetjen institucionale të Qeverisë së Republikës së Kosovës, brenda së cilës brenda ruhen kujtimet për të vrarët në masakrën makabre.
Last modified: 17 Prill, 2025