Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e veteranit të UÇK-së, Haki Limani

9 Prill, 2025

Ferizaj, 9 prill 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot për ngushëllime familjen e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Brigada 138 Agim Ramadani, Haki Limani, i njohur si Komandat Plaki.

“Komandant Plaki ishte veprimtar i pandalshëm i çështjes kombëtare para se të bëhej luftëtar i shquar i Ushtrisë Çlirimtare. Baca Haki do të na mungojë, por jemi me fat që e patëm”, shkroi kryeministri Kurti në librin e ngushëllimeve, teksa u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve për humbjen e më të dashurit të tyre.

Last modified: 10 Prill, 2025

Comments are closed.