Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti mirëpriti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves

28 Mars, 2025

Prishtinë, 28 mars 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Roli i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, rëndësia e forcimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe rritja e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si dhe hapat drejt formimit të qeverisë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, ishin ndër temat e diskutimit.

Ambasadori Hargreaves e uroi Kryeministrin për njohjen nga shteti i Kenias.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe bashkëpunimin e ngushtë.

Last modified: 28 Mars, 2025

Comments are closed.