Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti dhe ministrja Hajdari vizituan kompaninë “Pro Home Design”

19 Mars, 2025

Fushë Kosovë, 19 mars 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, vizituan sot kompaninë e prodhimeve të drurit “Pro Home Desing” në Fushë Kosovë. Vitin që e lamë pas, kjo kompani ka pasur mesatarisht afër 100 punëtorë, prej të cilëve mbi 60% gra. Lëndën e parë e kanë drurin të cilin e sigurojnë në Kosovë. 

Në hapësirat e fabrikës dhe sallonit, kryeministri Kurti dhe ministrja Hajdari u mirëpritën nga pronarët, Gazmend dhe Shpresa Kajtazi, të cilët përveç menaxhimit përgatisin edhe dizajnet dhe vizatimet konstruktive të produkteve të tyre.8

Së fundmi, kjo kompani prezantoi koleksionin e saj të produkteve të drurit që përfshijnë tavolina, karrige, divane e kabinete në panairin e mobiljeve “Stokholm Furniture Fair”, ku tërhoqi vëmendjen e shumë vizitorëve.

Last modified: 19 Mars, 2025

Comments are closed.