Prishtinë, 18 mars 2025
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, ku shkroi në Librin e Ngushëllimeve dedikuar viktimave të tragjedisë në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Shënimi i plotë i Kryeministrit Kurti:
Tragjedia në Koçan të Maqedonisë së Veriut është nga ato ngjarje të rënda kur ne ndjejmë se fjalët nuk shprehin dot përmasat e dhembjes dhe pikëllimit.
Në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet e mia të thella e të sinqerta për familjarët që i kanë humbur më të dashurit e tyre dhe për qytetarët dhe institucionet e Maqedonisë së Veriut.
Me nderime,
Albin Kurti
Kryeministër i Republikës së Kosovës
18 mars 2025
Last modified: 18 Mars, 2025