Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti pranon urime nga Zëvendëspresidenti dhe Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed Bin Rashid Al Maktoum me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

19 Shkurt, 2025

Prishtinë, 19 shkurt 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga Zëvendëspresidenti dhe Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Është kënaqësi për mua t’ju dërgoj Shkëlqesisë suaj dhe popullit të respektuar të Republikës së Kosovës urimet tona të sinqerta me rastin e Ditës suaj të Pavarësisë”, thuhet në urim.

Më tej, ai i ka uruar kryeministrit dhe popullit tonë lumturi dhe prosperitet.

Përkthimi jozyrtar i letër urimit:

Shkëlqesia juaj,

Është kënaqësi për mua t’ju dërgoj Shkëlqesisë suaj dhe popullit të respektuar të Republikës së Kosovës urimet tona të sinqerta me rastin e Ditës suaj të Pavarësisë.

Ju dëshiroj juve Shkëlqesia juaj çdo lumturi dhe prosperitet të bollshëm popullit mik të vendit tuaj.

Me konsideratën dhe vlerësimin tim më të lartë.

Sinqerisht i juaji,

Leter-urimi-nga-Zevendespresidenti-dhe-Kryeministri-i-Emiratave-te-Bashkuara-Arabe-me-rastin-e-17-vjetorit-te-shpallje-se-Pavaresise

Last modified: 19 Shkurt, 2025

Comments are closed.