Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi Ambasadorin e Francës në Kosovë, Guérot

19 Shkurt, 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi sot Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Zgjedhjet e 9 shkurtit, mbarëvajtja e tyre, ndërhyrjet e Serbisë dhe rruga përpara për formimin e institucioneve të dala nga rezultatet e zgjedhjeve, ishin çështjet kryesore të diskutimit.

Gjatë bisedës, po ashtu u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet ambasadës franceze dhe institucioneve të vendit dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovë dhe Francës.

Last modified: 19 Shkurt, 2025

Comments are closed.