Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi u takua me Zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Antonella Bassani

6 Dhjetor, 2024

Washington DC, 6 dhjetor 2024

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u takua me Zëvendëspresidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Antonella Bassani.

Gjatë këtij takimi, u diskutuan një sërë temash të fushës ekonomike, fiskale dhe sektorale. Znj. Bassani vlerësoi lart bashkëpunimin me Kosovën dhe arritjet në vitet e fundit. Të dy palët theksuan se Kosova gjatë këtyre viteve ka pasur zhvillime shumë të mira, duke udhëhequr me reforma dhe rritje ekonomike në rajon. Në takim u diskutua gjithashtu për zbatimin e projekteve zhvillimore të financuara nga Banka Botërore dhe atyre që janë në proces aprovimi.

Znj. Bassani shprehu keqardhje për sulmin ndaj Kosovës në kanalin e Ibër Lepencit, duke theksuar se Banka Botërore është e përkushtuar për të ndihmuar në sanimin e dëmeve.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Kosovën.

Last modified: 6 Dhjetor, 2024

Comments are closed.