Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti vizitoi pikat statike dhe patrullat ushtarake të vendosura në regjionin e Obiliqit dhe Vushtrrisë

30 Nëntor, 2024

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vizitoi pikat statike dhe patrullat ushtarake të vendosura në regjionin e Obiliqit dhe Vushtrrisë, pasi kishte vizituar paraprakisht edhe Varagun e Zubin Potokut, në vendngjarjen e sulmit të mbrëmshëm terrorist e kriminal.

Si rezultat i këtij sulmi, është angazhuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës për të mbështetur autoritetet civile përmes detyrave të patrullimeve dhe vëzhgimit të pikave të infrastrukturës kritike në lokacione të ndryshme në Kosovë. Kjo ishte edhe ndër vendimet e dala nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë, që u mbajt në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Kryeministri Kurti bashkë me ministrin Maqedonci shprehën përkushtimin për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve pa dallim.

Last modified: 30 Nëntor, 2024

Comments are closed.