30 nëntor 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, takoi Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major, Enrico Barduani, pas sulmit terrorist dhe kriminal në kanalin kryesor të Ibër Lepencit në Komunën e Zubin Potokut.
Në takim u diskutua rreth bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet institucioneve të sigurisë dhe KFOR-it në garantimin e sigurisë së infrastrukturës kritike dhe sigurisë në vend.
Kryeministri Kurti falënderoi KFOR-in për gatishmërinë për të asistuar në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga sulmi i mbrëmshëm dhe tejkalimin e situatës.
Palët u pajtuan që të mbesin në kontakt të ngushtë dhe të vazhdueshëm.
Last modified: 30 Nëntor, 2024