Zyra e Kryeministrit

Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podujevë

29 Nëntor, 2024

 

Podujevë, 29 nëntor 2024

Pas përurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e Sallës së Edukatës Fizike pranë Shkollës “Ali Ajeti”, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të Shkollës së Mesme Profesionale në Komunën e Podujevës.

Me vlerën prej 2.43 milionë euro, ky projekt është bashkëfinancim i MASHTI-t dhe Komunës së Podujevës, ku MASHTI-i po kontirbuon me 1.8 milionë euro, kurse Komuna me 630 mijë euro.

Shkolla e Mesme Profesionale apo ndryshe Qendra e Kompetencës do të ketë një sipërfaqe prej 5247 m2, 18 dhoma për mësim praktik, 15 dhoma për teorik dhe 17 tjera për personelin e shkollës, logjistikë, dhe organizime tjera. Objekti do të ketë kushte moderne ku përveç kësaj tualetet do të jenë edhe për nxënës me nevoja të veçanta.

Kryeministri përgëzoi të gjithë për këtë ide të shkëlqyeshme dhe për këtë vendosje të gurthemelit të Shkollës së Mesme Profesionale.

“Në bazë të kontratës punë kryesi është zotuar që për 14 muaj apo 420 ditë do t’i përmbyllë këto punime. Do të lidhen edhe me Parkun Industrial dhe në këtë mënyrë edukimi dhe ekonomia po bëhen bashkë gjithandej Kosovës e posaçërisht këtu në Komunën e Podujevës në trevën e Llapit” tha kryeministri.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtimi Bulliqi, tha se ky është njëri prej projekteve më të rëndësishëm për komunën, për faktin se jo vetëm se po bëhet një shkollë e parë e kompetencës në këtë komunë por po krijohet një hapësirë e re, duke liruar hapësirat tjera që do të vihen në shërbim të nivelit fillor.

Fjala e kryeministri Kurti:

Unë ju përgëzoj të gjithëve për këtë ide të shkëlqyeshme dhe për këtë vendosje të gurthemelit të Shkollës së Mesme Profesionale apo Shkollës së Kompetencës, e cila është bashkëinvestim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Këtu e kemi edhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, përkatësisht ministren Arbërie Nagavci, e kemi komunën e Podujevës, përkatësisht kryetarin Shpejtim Bulliqin dhe bashkëpunëtorët e tij, gjithashtu edhe Ali Tafarshikun, zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, deputetin e Kuvendit të Kosovës, Vendenis Lahu, dhe me punëtorët që janë këtu.

Jemi shumë të gëzuar që në këtë Shkollë të Kompetencës, do të ketë edhe dhoma për mësim teorik edhe për mësim praktik, konkretisht do të jenë 18 dhoma për mësim praktik ndërkaq 15 për teorik dhe 17 dhoma të tjera të cilat do të jenë për administratë dhe për logjistikë.

Kushtet do të jenë moderne brenda dhe përveç kësaj tualetet do të jenë edhe për nxënës me nevoja të veçanta.

Në bazë të kontratës punëkryesi është zotuar që për 14 muaj apo 420 ditë do t’i përmbyllë këto punime. Do të lidhen edhe me Parkun Industrial dhe në këtë mënyrë edukimi dhe ekonomia po bëhen bashkë gjithandej Kosovës e posaçërisht këtu në Komunën e Podujevës në trevën e Llap

Ky inaugurim vjen pas inaugurimit të Sallës së Fizkulturës, të Sportit, pranë Shkollës “Ali Ajeti”.

Në shkollën “Ali Ajeti”, është ndërtuar shkolla po pa Sallë të Fizkulturës, ndërkaq ajo çfarë kemi bërë e jemi shumë krenarë është që Shkollën e vjetër “Ali Ajeti”, edhe e kemi rinovuar në kujtim të tij i cili e ka kryer edhe vet shkollën aty, pikërisht në atë objekt i cili është i vjetër 90 vjet, por në të njëjtë kohë po ja shtojmë Sallën e Fizkulturës, për shkak se fëmijët, nxënësit kanë nevojë edhe për mendje të ndritur por edhe për trup të shëndetshëm.

 

Last modified: 29 Nëntor, 2024

Comments are closed.