Prishtinë, 19 nëntor 2024
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike në të cilën ka:
– Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr.10/226 të datës 23 tetor 2024 për emërimin e Komisionit Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Barazi Gjinore, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
– Ndarë mjete buxhetore Komunës së Kamenicës për organizimin e vizitës në Belfast me qëllim të promovimit të sistemit të arsimit të përbashkët ndërmjet komuniteteve dhe shkëmbimit të përvojave
– Aprovuar Kërkesën e Ministrinë së Punëve të Brendshme për transfer dhe rialokim të mjeteve buxhetore deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorive të shpenzimeve për vitin 2024.
Last modified: 19 Nëntor, 2024