Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti u takua me Ndihmës Sekretaren për Mbrojtje, Celeste Wallander dhe ambasadorin Michael Carpenter, Asistent i Posaçëm i Presidentit dhe Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve

1 Tetor, 2024

Varshavë, 1 tetor 2024

Takimi i radhës i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Poloni, ishte me Ndihmës Sekretaren për Mbrojtje, Celeste Wallander dhe ambasadorin Michael Carpenter, Asistent i Veçantë i Presidentit dhe Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve, në margjina të Forumit të Varshavës për Siguri. Kryeministri Kurti shoqërohej në takim nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kryeministri Kurti theksoi se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një partneritet të palëkundur si dhe falënderoi Ndihmës Sekretaren Wallander dhe ambasadorin Carpenter për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe proceseve shtetndërtuese para dhe pas pavarësisë.

Ai shprehu angazhimin e Kosovës në sigurinë e paqen rajonale, teksa shtoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO e Kartën e Adriatikut dhe nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme në fushën e mbrojtjes me ShBA-të, si dhe bashkëpunimin ndërmjet Departamentit për Mbrojtje të ShBA-së dhe Ministrisë sonë të Mbrojtjes.

Last modified: 1 Tetor, 2024

Comments are closed.