Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti zhvilloi takim bilateral me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq

16 Maj, 2024

Kotorr, 16 maj 2024

Në Kotorr, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pati një takim bilateral me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq.

Fillimisht, ai e falënderoi homologun e tij për mikpritjen e mbrëmshme në darkën e liderëve dhe për organizimin e Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian për Planin e Rritjes së BE-së.

Në takimin e tyre të parë dypalësh, kryeministri Kurti dhe kryeministri Spajiq biseduan rreth raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për bashkëpunimin rajonal dhe atë në rrugën e përbashkët të integrimit evropian, si dhe për mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe të përvojave në fusha të ndryshme. Ata gjithashtu diskutuan edhe për projektet infrastrukturore që lidhin dy vendet, duke theksuar rëndësinë e tyre për qytetarët në të dy anët e kufirit.

Kryeministrit Kurti qëndroi sot në Kotorr të Malit të Zi, ku nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët” u mbajt takimi i tretë i radhës ndërmjet liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar rreth Planit të Rritjes me Bashkimin Evropian dhe prezencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe organizatat partnere të rajonit.

Last modified: 16 Maj, 2024

Comments are closed.

×