Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti në takim me komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutas

13 Mars, 2024

Prishtinë, 13 mars 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci u prit në një drekë pune në zyrat qendrore të KFOR-it në ‘Camp Film City’ nga komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutas.

Situata e sigurisë, bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR dhe temat aktuale ishin pjesë e diskutimit. Në takim u vlerësua bashkëpunimi i mirë i institucioneve të sigurisë dhe zbatimit të ligjit të Republikës së Kosovës dhe takimet e shpeshta për koordinim sa më të mirë me misionin e NATO-s në Kosovë.

Kryeministri e falënderoi komandantin Ulutas për bashkëpunimin e tij dhe për kontributin e KFOR-it për sigurinë dhe paqen.

Last modified: 13 Mars, 2024

Comments are closed.

×