Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi mirëpriti ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barisic

11 Mars, 2024

Prishtinë, 11 mars 2024

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic.

Bashkëpunimi mes dy shteteve tona dhe intensifikimi i marrëdhënieve ishin në fokus të diskutimit të zhvilluar, me theks të veçantë në aktivitetet e shkëmbimet kulturore dhe organizime të përbashkëta, si dhe plane e projekte në këtë drejtim.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadoren për bisedën dhe bashkëpunimin e frytshëm e të vazhdueshëm. Ambasadorja shoqërohej dhe nga zëvendës ambasadori Nedjeljko Spilek.

Last modified: 11 Mars, 2024

Comments are closed.

×