Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti mirëpriti ambasadorin e ri jorezident të Lituanisë, Eduardas Borisovas

7 Mars, 2024

Prishtinë, 7 mars 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim njoftues, ambasadorin e ri jorezident të Lituanisë, Eduardas Borisovas.

Kryeministri i uroi ambasadorit Borisovas mbarësi në detyrën e tij të re, dhe shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Lituanisë përgjatë fazave tona të shtetndërtimit, veçanërisht në avancimin e Kosovës në procesin e integrimit në BE.

U theksua dhe gatishmëria e rëndësia e fuqizimit si dhe rritjes së bashkëpunimit në fusha si siguria e mbrojtja, ekonomia dhe tregtia.

Gjatë takimit, kryeministri gjithashtu e përkujtoi Andreus Shenavicius, zyrtarin doganor të EULEX-it me kombësi lituaneze, i cili u vra më shumë se 10 vjet më parë, më 19 shtator 2013, në afërsi të Zveçanit.

Nga ana e tij, ambasadori u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë shumë të mira, dhe se në bazë dhe të përvojave të Lituanisë në kalimin përmes proceseve të ndryshme, e kupton mirë dhe mbështet Republikën e Kosovës.

Në fund të takimit, Kryeministri e ftoi për vizitë në Kosovë Kryeministren e Lituanisë, Ingrida Simonyte.

Last modified: 7 Mars, 2024

Comments are closed.

×